Takim me vlerë me ambasadorin Bushati
Takim i “Association of Skëndërbej” (Shoqata Skëndërbej) me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Washington, DC Zotin Ervin Bushati.
Presidënti i Shoqatës Skëndërbej
Prof.Asc.Dr. Gëzim Mustafaj
Pasditen e 4 Nëntorit në ambjentet e restorantit të vëllezërve Vejuka në Manhatten, Association of Skëndërbej (Shoqata Skëndërbej) organizoi një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Washington,DC Zotin Ervin Bushati i cili shoqërohej nga Zoti Helidon Bendo, Ministër, Këshilltar i Ambasadës.
Presidënti i Shoqatës Prof.Asc.Dr. Gëzim Mustafaj pasi i uroj Ambasadorit Bushati detyrën dhe mirëseardhjen në Shoqatën Skëndërbej i njohu me historikun e saj dhe punën që bëjmë për mbajtjen lart të traditave dhe vlerave tona. Në shoqatën tonë kemi Gjeneral, Kolonel dhe deri tek ushtarë profesionist, biznesmën etj, që kanë lënë uniformën dhe janë përshtatur mjaft mirë jetës në ShBA-së. Kemi familjarë dhe të afërm të ushtarakëve.
Megjithëse jetojmë dhe punojmë larg Atdheut, si ushtarak që jemi ne kemi bërë një betim dhe jemi të gatshëm ti shërbejmë Atdheut në çdo kohë. Kemi bashkëpunim me të gjitha shoqatat në NY, midis tyre edhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së me Kryetarë Zotin Astrit Huskaj, ku si ushtarak që jemi kemi organizuar edhe shumë takime të përbashkëta.
Më pas Zoti Bushati falenderoi për pritjen dhe punën që bëhet për mbajtjen lartë të traditës shqipëtare. Midis të tjerave, Ambasadori na njohu me disa investime që janë bërë në sektor të ndryshem, ku si ushtarak që jemi na tregoi për investimet në planin strategjik të mbrojtjes konvencionale dhe në fusha të tjera ku jemi vlerësuar edhe nga Komanda e NATO-s. U fol më pas për votën e emigrantëve, për kujdesin që dy qeveritë shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë) duhet të bëjnë për shkollat shqipe jashtë Atdheut, etj. Takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të ngrohtë dhe vëllazëror midis Ambasadorit, Zotit Bushati, Zotit Helidon dhe anëtarëve të shqatës, Dirka, Veri, Gëzimi, Agimi, Flutura, Milto e të tjerë. Në Samitin e Dytë të Diasporës që mbahet këtë muaj, shoqatën tonë do ta përfaqësojë Z.Petrit Ajazi.
Koha kaloi dhe takimi u mbyll me disa foto të përbashkëta.
New York, 4 Nëntor 2023