Akademik Qosja :Mirënjohes për uratat
Falënderim
Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollën, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe të gjithë miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët, profesorët universitarë, përfaqësuesit diplomatikë, studiuesit shkencorë, shkrimtarët, publicistët, veprimtarët shoqërorë, politikë e kombëtarë, si dhe të gjithë dashamirësit e tjerë, të cilët me mesazhet e tyre ma uruan 87 vjetorin e lindjes duke më nderuar dhe duke ma vlerësuar krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë mbarëkombëtare, i falënderoj për këtë kujdes nderues me përzemërsinë më të përkushtuar!
Rexhep Qosja