Fjalim madheshtor nga bashkëveprimtari i Fahri Fazliut Arben Krasniqi
Fjalimi im i mbajtur sot me restin e shpalosjes së shtatores së Heroit të kombit, Fahri Fazliut.
Si inicues i ngritjës së shtatorës së Heroit Fahri Fazliu, jam shumë i lumtur që sot Fahriu po perjetësohet në bronz në qytetin tonë.
Veprimtaria atdhetare e Fahriut shtrihej jo vetëm në kufijt e sotëm të Kosovës, por në të gjithë hapësirën shqiptare dhe diasporë. Fahriu ka dhënë një kontribut të madh edhe për komunën e Obiliqit. Kjo është edhe arsyeja që sot po ngritet shtatorja e tij afër vendit ku edhe ka punuar. Dhe nuk është rastësi që pikërisht sot, më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve, qytetarët e kësaj komune po i bëjnë nderim kolosit të veprimtarisë së fshehtë politike patriotike, Heroit të Kosovës, Fahri Fazliu.
Nuk ka qenë qëllimi ta zbukurojmë shtatoren me nje armë të veçantë si kjo që ai e ka në dorë, por ishte arma, që quhet UZI, ajo që nuk ndahej asnjëherë nga dora e Fahriut. Madje edhe në momentin kur u vra i mbetën duartë në pozitën që e kishte armën dhe në atë pozitë edhe është varrosur.
Përkushtimi i qytetarëve të komunës sonë, kuvendit komunal dhe në veçanti përkushtimi i kryetarit Xhafer Gashi bëri që shtatorja e heroit tonë të vendoset sot këtu.
Lavdi Heroit Fahri Fazliu!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!