Poezi nga Arben Duka
E cili komb në botë nuk do të krenohej me një hero si QEMAL STAFA?!
Me një si Qemali,
zemra po më thotë,
do të qe krenar,
sot çdo komb në Botë!
Dhe më të mëdhenjtë,
që në Planet janë,
një si Qemal Stafa,
s’e kanë që s’e kanë!
Nëse ne do ecnim,
vetëm nga e mbara,
Qemali do qe,
si ç’është Che Guevara !
Një hero i tillë,
s’mund të lindë përherë,
dhe një Oqeani,
do t’i bënte nder!
Një stadium futbolli,
qoftë dhe olimpik,
përpara Qemalit,
është mikroskopik!
Ai është i gjithi,
shpresë dhe ideal,
ne kemi nevojë,
për emrin Qemal!
Gjithë qeveritë,
do të bëhen hije,
po Qemali ynë,
është Yll që nuk bie!
Ai është me kohë,
në majë të lavdisë,
se gjakun e tij,
i dha Shqipërisë!
Për një Botë të Re,
ai gjakun fali,
më tepër se kaq,
ç’të falte Qemali!
Një yll që nuk bie,
me dritë të pashuar,
po kjo s’është Bota,
që kish ëndërruar!
Ai ëndërronte,
për një Botë të Re,
dhe jo plehurinën,
ku jetojmë ne!
Sot përmbys janë kthyer,
gjithë ëndrrat e tija,
po si mund ta dojë,
Atë Borgjezia!
Këtë Botë mizore,
që kafshon si qeni,
urreu Qemali,
urreu Migjeni!
Shumica në Botë,
ndënë thundër vuan,
këta dhe Migjenin,
fare nuk e duan!
Këta Dy Gjenij,
të popullit tim,
deshën barazi,
deshën vllazërim!
Kjo Botë mizore,
Botë e kapitalit,
nuk mundet ta dojë,
emrin e Qemalit!
Ai do të mbetet,
tribun popullor,
dhe lavdinë e tij,
s’e zbeh asnjë horr!
Pra- të dashur miq,
mos kini qeder,
se dhe vetë Qemali,
s’e do këtë “nder”!
Arben Duka