Opinion nga Genc Prelvukaj
Ne kryengritjen e vitit 1910 numri i shqiptareve te armatosur nuk mendohet te kete qene me i madh se 10 000 qe perben rreth 2% te popullsise se atehershme. Pjesa tjeter mbeti pasive ose duke lepire ndonje asht te hedhur nga osmanet; duke fshehur koken ne dhe nga frika e humbjes se privilegjeve, ose shkaku i edukimit te vorfun ne rrafshin kombetar.
Ne rezistencen e vitit 1945 kunder forcave jugosllave dhe komunisteve shqiptare te mashtruar, nuk u perfshi me shume se 3-4% e popullsise poashtu. Shume njerez nga pjesa pasive me pas shijoi postet, plazhet, kazinot dhe te mirat e pushtetit duke u betuar ne Jugosllavine, derisa te paret u vrane dhe hodhen burgjeve.
Ne luften e fundit, serish dicka me shume se 1% e popullsise u ngrit ne arme. Veçse kesaj radhe beteja ngjau ne moment te duhur dhe kulmoi me çlirim. Njesoj edhe ne kete kohe, shume njerez qe nuk u perfshine sulmuan luften, fabrikuan dosje kunder krereve te luftes, propaganduan kunder heroizmit te ushtarve dhe gradualisht krijuan diskurs kunder luftes.
Shqiptaret duhet ta dine qe armiku me i madh i tyre ne histori jane ata shqiptare, te cilet kur me se shumti iu deshen vendit, qendruan inferiore dhe mbajten anen tjeter.
Sulmet ndaj Drenices, si vatra me e madhe e rezistences ne Kosove pergjate cdo periudhe historike, eshte diskurs i rrenjosur i kesaj pjese te turpshme te shoqerise e cila pa asnje kontribut ne rrafshin kombetar i jep vetes mandat te flase e fyeje ata qe dhane shumecka per tu ngritur si komb njehere e mire.