Ramush Haradinaj kujton 7 Marsin
Mësonjëtorja e Korçës – shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare e hapur më 7 mars 1887, është njëra prej ngjarjeve që e ka bërë kthesën e madhe në realitetin tonë, në vazhdimësinë tonë si shqiptar, si dhe në ruajtjen e gjuhës e vlerave tona.
Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi.
Si shoqëri, duhet ta rrisim edhe më tej ndërgjegjësimin për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave .
Mirënjohje e respekt për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre!
Urime 7 Marsi!
(Fotografi nga klasa ime e IV, ku janë edhe mësuesit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj.)