Kryeparlamentari Glauk Konjufca vizitë Likoshanit
Ditën e 28 shkurtit 1998, pas disfatës që kishin pësuar në përballje me luftëtarët e UÇK-së, policia dhe ushtria e Serbisë rrethoi fshatrat Likoshan e Qirez dhe në shenjë hakmarrjeje vrau e masakroi mizorisht 24 shqiptarë të pafajshëm – burra, gra shtatzëna, pleq dhe fëmijë, në mesin e tyre dhjetë anëtarë të familjes Ahmeti.
Kjo masakër brutale shënon njëkohësisht edhe fillimin e vrasjes masive të shqiptarëve, spastrimin etnik dhe gjenocidin e shtetit të Serbisë në Kosovë.
Sot, në 25-vjetorin e rënies, nderuam kujtimin e martirëve: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Beqir Sejdiu, Nazmi Sejdiu, Bedri Sejdiu, Bekim Sejdiu, Ilir Nebihu, Rukie Nebihu, Xhemshir Nebihu, Ibish Rama, Ismail Behrami, Behram Fazliu, Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti.
Sakrifica sublime e të rënëve në themelet e Republikës mbetet frymëzim i përhershëm për brezat dhe vlerë kombëtare e përgjithmonshme.
Lavdi e përjetshme!