Aulona Syla një emër që premton shumë në RDK
Njihuni me Aulonë Syla nënkryetare e Rinisë Demokratike – Dega Shtime
Aulona aktualisht është absolvente në fakultetin e Biokimisë në Universitetin e Tetovës, ka perfunduar trajnime si në zhvillimin e te menduarit kritik e njëkohësisht ka qenë pjesë e aktiviteteve dhe organizatave të ndryshme aktive në Komunën e Shtimes si trajnere per ndihmë të parë në Kryqin e Kuq dhe pjesmarrëse në disa aktivitete të organizatës Akademia
Ne takimin e fundit të kryesisë sê RDK-së Dega në Shtime Aulona u zgjodh nënkryetare e degës.
Misioni i saj është që bashkë me të rinjët dhe të rejat e RDK-së të jetësojnë platformen e rinisë TiKiZa dhe të kontribuojnë në rritjen e aktiviteteve dhe angazhimit për të rejat që të jenë zë i dëgjuar në shoqëri e me theks të veqant në ndërtimin e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës.
Angazhimi i Aulonës deri më tani edhe pse në moshë të re ishte në ngritjen dhe avancimin e shoqërisë për inkuadrim në jetën aktive politike dhe fushat sociale.