Vazhdojn padrejtësitë ndaj Çlirimtarëve
Sot në orën 12:30, nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, është nisur për në Hagë ish eprori i lartë dhe invalidi i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zv. komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, bashkëvendasi ynë Sadik Halitjaha.
Fjalët e fuqishme të Komandantit para nisjes ishin këto:
Do të luftoj përherë, për ty, Atdhe!
Do t’i mbroj bashkëluftëtarët dhe UÇK-në!
Do të luftoj për liri, drejtësi e të vërtetën!
Do të luftoj me dinjitet për ta mbrojtur luftën dhe të drejtën.
Sido që të jenë qëndrimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë, as do ta ndryshojnë qëndrimin tim të përhershëm për UÇK-në!
Do të jetoj për familjarët e atdhetarët,
Për ty Kosovë!
U pafshim në liri!
I juaji, Sadik Halitjaha