Nik Hiseni njeriu i vlerave kolosale -shënim nga AAK-ja
Nik Hyseni është shef i grupit të asambleistëve të Aleancës në Gjakovë. Është mandati i tij i dytë, që tregon që besimin qytetar e ka kthyer në punë dhe përgjegjësi për komunitetin.
Nika ka qenë pjesë e famëmadhes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, e pas luftës vazhdoi angazhimin në TMK, në detyra të ndryshme nga zona e deri te Shtabi i Përgjithshëm.
Ai ka mbaruar shkencat politike dhe është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mbi të gjitha, aktivist dhe zë i qytetarëve, gjithmonë në punë për një Kosovë më të mirë e më të jetueshme.