Kryeministri Albin Kurti përuron abetaren e re

Bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Evis Kushi dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, përuruam sot Abetaren e Përbashkët dhe Unike.

Nga sot, fëmijët anembanë viseve të banuara me shqiptarë, do t’i mësojnë 36 shkronjat e alfabetit shqip me të njëjtën abetare.

Udha e shkronjave që na ka sjellë deri këtu ka qenë e gjatë dhe e vështirë. U qoftë e mbarë rruga e diturisë, e ky vit i ri shkollor, të gjithë nxënësve e nxënëseve, që do të mësojnë nga ky libër.

Fjala ime e plotë në këtë përurim: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-nje-brez-i-ri-shqiptar-po-fillon-rrugen-e-dijes-me-abetaren-e-perbashket-unike/