Opinion nga Eprori UÇK-së Pren Marashi

Ripostim;
Te nderuar miq, çdo ditë po me bie të lexoj shkrime (shkarravina)qe kanë te bëjnë me vlerësimin paushall dhe tendencioz për personalitete të ndryshme ,dhe kulmi i paskrupullsisë janë deklaratat e spiunëve, tradhtarëve, kundërshtarë partiak nga parti te ndryshme, njerëz qe kritikojnë çdo gjë vetëm e vetëm qe ta afirmojnë vetveten e qe kurrë se kanë kryer asnjë “argat” për vendin e vet ,e sot janë futur nen ombrella te partive dhe minimizojnë kontributin ,bile ne disa raste edhe gjakun e derdhur.
Sa te jemi gjallë dhe sa te flitet shqip ,lufta e UÇK-së dhe bartësit e saj do te çmohen dhe vlerësohen ,mos na e merrni për ligësi faktin qe s’po ndërmarrim asgjë ,kur po e sulmoni luftën dhe gjakun e derdhur për liri ,askush s’po merr masa ligjore ndaj jush edhe pse me këto sjellje, ju po e dëshmoni qe ,akoma ky vend po mban ne strofull zogjtë e qyqeve ,nuk na ka kaluar afati as për komandant e as për ligj dhe drejtësi e cila po vonohet në mbrojtje te sakrificës ,gjakut dhe mundit ndër breza, e qe po na nënçmohet dhe përbuzët nga, kërpudhat e pas shiut dhe nipat e serbisë,rusisë e dreqit e te birit !
Mos harroni se , para 23 viteve, kur NATO i ndërpreu bombardimet ,unë dhe shokët ishim me armë ne dorë, ishim krenar qe u çliruam dhe kontribuam aq sa mundem për çlirimin e vendit ,për dallim nga ju , këlyshët qe po lehni dhe po e minimizoni ketë luftë ,ne u çliruam nuk ikëm ,kurse ju bash sikur sot që po shani ,shanit edhe atëherë ,luftën ,UÇK-së dhe bartësit e saj !
Nesër, me 11 qershor ,festoni e ju e dini sa e keni për meritë !

Leave a Reply