Shkrim nga Kryetari Frontit Agim Xhigoli me rastin e 37 vjetorit vdekjes së babait kombit Enver Hoxhes
Enver Hoxha Njeriu që nuk nuk u mposht kurrë ,Lideri më i madh që ka pa Bota
Shkruan për JaninaPress Agim Xhigoli
Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë, i dashur dhe i respektuar nga masat e gjera të popullit. Ndokush thotë se ky qëndrim ishte i imponuar, se njerëzit “bënin” sikur e donin, kurse në realitet e kishin frikë, trembeshin prej tij. Kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit e njohën Enver Hoxhën në kohët më të vështira, gjatë luftës për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj. Ata e njohën jo nëpërmjet shkrimeve, por e panë me sy në malet e Shqipërisë në krye të partizanëve, i hapën dyert e shtëpisë dhe i dhanë të hajë nga buka e tyre.
E.Hoxha ishte organizatori dhe udhëheqësi i Luftës NÇL, që u kurorëzua me çlirimin e vendit nga nazi-fashizmi. Ai hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar dhe e udhëhoqi popullin në betejat e mëdha për ta nxjerrë vendin nga prapambetja shekullore e për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. …
… E.Hoxha ishte i pajisur me një kulturë të gjerë. Ai i përkiste brezit që lidhte periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare me kohët moderne. E.Hoxha lexonte shumë dhe tepër shpejt. Natyrisht, vendin kryesor e zinin librat historikë e politikë, kujtimet e njerëzve të shquar në botë, libra për sociologjinë e të tjerë. Ai kishte një kujtesë të jashtëzakonshme; mbante mend çdo gjë që ndeshte me interes në një libër, ashtu siç kujtonte njerëz dhe emra të atyre që kishte lexuar ose kishte takuar. Shpesh në bisedat që bënte, qoftë edhe për jetën partizane, mbante mend emrat e fshatarëve ku kishte ngrënë, të kuadrove që kishte takuar. Vetëm me datat e shifrat nuk e kishte mirë, i ngatërronte, duket se për ato nuk e lodhte mendjen. …
Enver Hoxha ky kryetriumfator i LDB ky yll i asaj lufte nuk u mposht kurre as nga armiqet e brendshem por as ata te jashtëm .
Legaliste zuzar ,zogiste jugosllav ,greke sovjetik,kinez amerikan italian anglez te gjithe i mposhti ne cdo aspekt si nga ajri po ashtu edhe nga toka e deti .
Toni Bleri do pranonte deshtimin e Britanikeve ne Shqiperi dhe mposhtjen e agjenturave te huaja nga kolosi Enver Hoxha i cili nuk lejonte miza te hynte ne atdhe pa dijenine e tij ,sherbimi sekret shqiptar sigurimi i shtetit ishte superior edhe mbi CIA ,MOSAD ,UDB ,BND etj
Njeshi i Kombit shqiptar dhe Lideri i permasave boterore Enver Hoxha mbetet i vetmi lider shqiptar i pathyeshem dhe joservil , i vetmi qe mbrojti interesat kombetare shqiptare i vetmi qe nuk hodhi peshqirin i vetmi qe denoi tradhtine dhe kompromiset .
E.Hoxha ishte gjeni poliglot ,strateg ushtarak Gjeneral i lindur intelektual brilante nje Shqiperi te vogel dhe analfabete e nxori ne drite Lider Triumfator jo me ndihmen e jenkive por me forcat e veta e cliroi memedheun , pa Enverin kombi shqiptar do shuhej e sot nuk do kishte komb shqiptar .
Enveri nuk i frikesohej askujt qendronte me lart se Ruzvelti ,Stalini,Cercilli,Tito e Kardeli i nivelit te Enverit ishte vetem i madhi De Gol i Frances ,Enver Hoxha denoncoi sulmin sovjetik ne Cekosllovaki dhe denoi krimet sovjetike nuk i frikesohej askujt mbi toke .
E.Hoxha u shqua si burrë shteti e diplomat me urtësi të rrallë. Ai në bazën e politikës së jashtme të Shqipërisë së re vuri parimin e ruajtjes së sovranitetit të plotë kombëtar. Ai ngulte këmbë që Shqipëria të kishte zërin e vet në botë, që ajo t’u dilte drejtëpërdrejt zot interesave të saj, pa “kujdestarë”, pa të tretë. Ai qysh në fillim ka udhëhequr luftën diplomatike për t’i siguruar shtetit të ri shqiptar një status të barabartë me shtetet e kombet që morën pjesë në koalicionin antifashist botëror.
Enver Hoxha është Nderi i Kombit Shqiptar babai ynë dhe Simbol botëror idol i popujve te roberuar , Enver Hoxha ishte ne zemrat e cdo atdhetari dhe revolucionari .