OVL UÇK PEJË KUJTON DËSHMORËT E KOMBIT

27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare.

Aparatura gjenocidale serbe e mobilizuar me vendosmëri për zbatimin e planit afatgjatë për shfarosjen e shqiptarëve, goditi qytetin e Pejës, në veçanti Lagjen Dardania.

Kujtojmë sot me përulje martirizimin e popullatës së paarmatosur, që u vranë e masakruan vetëm pse ishin shqiptarë, në trojet e tyre.

Kujtojmë edhe rënien e Dëshmorëve, Enver Gashi nga Qallapeku dhe Shaqir Haxhija nga Graboci.

Lavdi të rënëve për liri!

Leave a Reply