Nipi nga mërgimi kujton dajën
Sot mora një lajmë të hidhur, madje shumë të hidhur për vdekjen tënde daja Salih Kabashi.
Edhe pse ishe në një moshë të shtyrë (98 vjet), vuajtjet dhe sakrificat tua ndër vite më bënë ta ndjej dhimbjen edhe më thellë.
Ishe një atdhetar i shquar dhe i ndjekur gjithmonë nga regjimet. Të rrahën, të malltretuan, e bindjet nuk t’i ndrruan dot. E ti asnjëherë nuk iu dorëzove përkundër presionit që t’dhanë.
Goditja më e madhe ishte vdekja e djalit tënd Jahës, që sot është një dëshmorë. Por, as kjo nuk të lëkundi, u mbajte i fortë dhe mbulove lotët që të mos tradhtonin. U linde i tillë, një atdhetarë i zoti, që dha gjithçka nga vetja për këtë vend.
Humbja jote është humbje e madhe për ne, vendin tënd nuk e zë dot askush, ai do të mbetet bosh për të t’kujtuar çdo herë me madhështinë që kishe.
Figura jote është figurë e një trimi, e një burri të madh, e një figure që do t’mbes e skalitur në zemrat dhe mendjet tona përgjimonë.
Do t’kujtojmë me mall gjithmonë. I lehtë të qoftë dheu i kësaj toke.??