Përmendore për Enver Hoxhën në mes Ferizajt e Prishtinës
Një grup përkrahësish të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, që quhet Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, kanë vendosur që ta ndërtojnë një përmendore të Hoxhës, diku në mes të Ferizajt dhe Prishtinës.
Kështu ka thënë Erald Selca nga Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nuk është ide bizare me ja ndërtuar bustin liderit ma të madh në historinë shqiptare nëse ka bust për të 8 metra ne do të ia ndërtojmë 11 metra. Ideja e ndërtimit të përmendores nuk është e tashme është e kamotshme. Mjetet ekzistojnë, financimi do të jetë me forca vetanake edhe Enver Hoxha e ka çliruar Shqipërinë ne 45-ën me forca vetanake ku kanë dhënë jetën 28 mijë persona”, ka thënë Selca në Info Magazine.
“Ne do ta ndërtojmë, do të kemi befasi me 16 tetor. Ne preferojmë ta ndërtojmë në mes Prishtinës dhe Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt ka dashur sot të marrë pjesë në ceremoninë për Enver Hoxhën dhe kjo është shumë e mirë”, tha ai.
Selca në studio ka qenë me një bluzë që të afishuar në të kishte fotografinë e Enver Hoxhës.
“Bluza që e mbaj me Enver Hoxhën është e tipit si Che Guevara. Nuk është aspak bizare. Enver Hoxha është nderi i kombit shqiptar, figura ma e ndritshme shqiptare”.
Pos përmendores, iniciativa e këtij grupi është që të emëroeht edhe enjë shesh me emrin e Hoxhës.
“Ferizaj është bastioni i enveristave, para disa viteve janë mbledhur 3 mijë nënshkrime për emërtimin e një sheshi me emrin Enver Hoxha”, tha Selca.