Reagim nga luftëtaret e lirisë në Danimarkë

Reagim nga luftëtarët e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NGA DANIMARKA.

Lajmin për bastisjen e zyrave te OVL-UCK se qendrën në Prishtinë dhe arestimin e kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj nga ana e policisë së gjykatës speciale (proserbe) të njeanshme ,na ka prekur shumë neve luftëtarëve të UCK së të cilët jetojmë dhe veprojmë ne mbretërine e Danimarkës.
Meqë jetojmë ne një shtet më demokratik në botë dhe cila ka nje drejtesi me të mirë në këtë ruzull, nuk mundemi të qëndrojmë e të mos protestojmë kurr Kosovës tonë të dashur i bëhet padrejtësi e madhe nga vetë EUROPA.
Kemi përcjellë situatën e krijuar në Kosovë mbas publikimit të dosjeve të cilët burimin e kanë nga Gjykata speciale (Proserbe),kush i solli si i solli është problem i asaj gjykate jo i OVL-UCK së.
Kryesia e OVL së u mundua ti tregojë popullit shqiptar të Kosovës se kjo Gjykatë leje që është prosërbe por edhe ka bashkëpunuar me kriminelët më të medhenjë te Serbise të cilët kanë kryer masakra ne Kosove mbi femijë ,gra ,pleq e të tjerë.
Nuk ka drejtësi EUROPA atë po ua tregojmë edhe ne që jetojmë ne EUROPË, me anë të kësaj letre i drejtohemi gjykatës speciale (proserbe) KRIMINELET KËRKOJ NË SERBI.
UCK ja luftoi kundër Ushtrisë ,policisë ,paramilitarëve sërbë si dhe mercenarëve rus,ukrainas,Bullgar dhe cdonjëri që u reshtua me teroristët sllav.
Deri më tani jeni munduar nëpermjet UMNIKUT ,HAGES,EULEXIT të dënoni ushtar të pafajshëm por nuk ja keni aritur qëllimit sepse deshmitarët i keni FALLCO shqiptar të shitur tek ju për lekë apo dokumenta në EUROPE.
Serbia cdo vit ka ndare mbi 150 miljon ero kundër Kosoves dhe nga ato shuma kanë përfituar edhe prokurorët të cilët kanë paguar deshmitarë të rejshëm.
Kërkojmë Lirim të menjëhershëm te kryetarit ,nënkryetarit te OVL së dhe të prishen aktakuzat të cilat vijnë nga sërbia ,të ndalohet komunikimi i prokurorve dhe gjykatës speciale me kriminelët serbë dhe të nis një proces i ri i cili do meret me cdo krim që ka ndodhur në Kosove dhe në Serbi gjatë luftës.
Ne nuk i ikim drejtësisë se kemi luftuar dhe respektuar konventat nderkombetare per luftë por edhe nuk tolerojmë PADREJTËSINE që ju e përdorni mbi ne.
Mbi 15,000 të vrarë në luftë kryesisht Shqiptarë mbi 1500 femijë mbi 20,000 gra të dhunuara asnji sërb i dënuar tash ju EUROPJAN në emer të drejtesise po punoni me PADREJTËSI.
Veteranë te UCK së dhe Shoqata të dalura nga lufta ne nuk duhet të ndalojmë ketu sepse nëse i tolerojmë EUROPJANET proserbe kto do të mundohen qe shumë dëme ti sjellin UCK së dhe Kosovës në bashkëpunim me tradhtarët e vendit .
Me ju PËRJETËSISHTË KOMANDANTË !
EDHE NE JEMI UCK !!

Leave a Reply