Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi Dekoron Sefer Shabanin-Mikushnicen
Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dekoroi gjyshin tonë Sefer(Vesel) Shabani me URDHRI “ HERO I KOSOVËS”.
Nê emer të Presidentit Thaçi, këshiilltari i tij Adil Behramaj dorzoi dekoratën sot me: 31.08.2020.
Po japim një biografi të Sefer(Vesel) Shabani i lindur 1900-1982 në Mikushnicë-Skenderaj, një jetë në shërbim të kombit, ishte tmerri i armikut i Serb. Po japim disa të dhëna dokumentare për çka është gjykuar Sefer Shabani nga Mikushnica, fillimisht u denu me vdekje, me vonë denimi u shendrruar në denim në 20 vjet burg të rëndë të cilin e vujti deri në përfundim. E tërë kjo për shkak të LIKUDIMIT TË SHTABIT QETNIK-PARTIZAN më 1945 në Prekaz të Poshtëm në lagjën Kodraj.
Historik i shkurtër rreth jetë dhe veprimtarisë së atdhetarit të çështjes kombëtare të Sefer Shabani , shkruar nga autor të ndryshëm, doktor shkencash dhe punëtor shkencor:
- Muhamet Mjeku, Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha 1991,
- Dr Muhamet Pirraku 1992, Ripushtimi Jugosllav i Kosovës 1945,
- Dr Islam Dobra, Lufta e Drenicës
1995, - Aferdita Halimi-Cernica, Raif Halimi-Cernicë 2000,
- Azem Hajdini, Shaban Polluzha dhe përsonalitete 2003,
- Nezir Qitaku, Drenica me shekuj 2007,
- Azem Hajdini, Lufta e Artakollit, Prellovcit dhe e Skenderajit,
- Fazli Hajrizi, Drenica dhe Lutanët e Turiqevcit 2006,
- Rashid Krasniqi, Përjetime të lehta 2008,
- Bedri Muhadri 2008,
- Jeta dhe Veprimtari Luftarake pēr Shaban Mangjolli.
- Riza Graiçevci,Arbania e Vogël dramë 1982.
- Aktakuzen dhe Aktëgjykimin e posedon familja.
- Koha Ditore 1992,
- Epoka e Re e datës 2001,
- Rilindja 2001,
- Epoka e Re 2002,
- Zeri 2003,
- Shkëndija etj.
- Kushtuar poezi dhe këngë nga rapsodet popullor.
Pushka M-48 mm e cila është në foto pas luftës së tre brezave dhe së fundi e UÇK-së, sot gjendet në Muzeun e Kosovës për ruajtje.
Familja (djemtë) e Sefer(Vesel) Shabani, kanë ndarë 30 troje, për Shqiptarët që deshirojnë të kthehën në Kosovë, dëshmi gazata e vitit 1990.
Jemi krenar më jetën dhe veprimtarinë e gjyshit tonë, i cili një jetë ja kushtoi atdheut kështu shkruan na njofton Skënder Shabani raporton JaninaPress