Veprimtari i shquar Kombëtar Anton Antoni përherë aktiv me trajnime të rëndësishme
Sot: Dita e pestë dhe e fundit
nga trajnimi “Prokurimi publik”
Syri i Vizionit përfundoj ciklin e trajnimit pesë ditore në fushën e prokurimit me temat:
- Procesi i buxhetimit komunal
- Planifikimi i prokurimit
- Mbikëqyrja e procesit të prokurimit
- Menaxhimi i kontratave
- Auditimi social dhe raportet e auditimit.
Trajnimet kanë për qëllim të ngritin njohuritë e kryetarëve të këshillave lokal në mënyrë që ata të jenë në gjendje të mbikëqyrin kontratat publike të projekteve të cilat realizohen në lokalitete që ata përfaqësojnë dhe realizimin e punëve në mënyrë sa më të duhur nga ana e kompanive përfituese. 30 kryetarë të këshillave lokal nga komuna e Pejës jenë përfitues të trajnimit, ku edhe po zbatohet projekti Qytetaria Aktive nga organizata Syri i Vizionit me mbështetje financiare nga Olof Palme International Center dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.