Presidenti Hashim Thaçi viziton QKUK
Ne duhet t’i prijmë vetë betejës kundër pandemisë, me kujdes të shtuar, për veten, për familjet dhe shoqërinë tonë. Mantelbardhët janë heronjtë e vitit 2020. Me punë dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata çdo ditë po përballen me këtë situatë tejet të rënduar, për të shpëtuar jetë njerëzish. Mbështetje maksimale për gjithë personelin shëndetësor. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë betejë dhe lutemi për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve. HTH