Ambasadori Nait Hasani takon ambasadoren Amerikane Yuri Kim
Dje, prita në Ambasadën e Kosovës, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Në takimin tonë miqësor, biseduam për marrëdhëniet tona, historikisht miqësore, mes Amerikës dhe popullit Shqiptar në përgjithësi. E falënderova ambasadoren për mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake, që ka bërë e po e bëjnë për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një falenderim për të gjithë Presidentët amerikan që kanë dalur në mbrojtje popullit Shqiptarë në kohë të ndryshme të zhvillimit të shtetit e kombit në histori.
I shpreha falenderim ambasadores për rolin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Amerika në çlirimin e Kosovës dhe në zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.
Po ashtu diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rreth saj dhe ndamë mendime të njëjta për zhvillimet në rajon. Ndërsa, Ambasadorja Kim, potencoj, sa e rëndësishme është Kosova dhe çështja e Kosovës, për administratën amerikane, më së miri shihet, që Riçard Grenell është i ngarkuarit i posaçëm i presidentit Tramp, për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Andaj edhe shpreson, në fund, në arritjen e një marrëveshje politike mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadorja Kim, shpreh kënaqësinë e saj ,që ishte për vizitë në Ambasadën e Kosovës dhe theksoj se SHBA, Kosovën e sheh nga një lente e veçantë dhe se është e bindur që marrëdhëniet dypalëshe do të vijnë duke u forcuar në të ardhmen.
Ambasadores ia prezentova ekspozitën për të kaluarën e popullit shqiptarë në vitet e nëntëdhjeta dhe gjatë luftës në Kosovë.
Ia dhurova në shenjë mirënjohje Plisin e Bardhë simbol i lashtësisë, së kombit tonë Shqiptarë nga Homeri e deri te Shqiptarët, që mbajnë sot.