OVL UÇK-së kërkon maturi dhe qetësi
Këto ditë kemi ndjekur me shqetësim dhe vëmendje të madhe gjendjen politike në Kosovë ku ka pasur një krizë të madhe politike. Ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kemi luftuar që sot politikanët dhe krerët e vendit të bëjnë përçarje ne mes popullit. Të gjithë dëshmorët e rënë kanë dhënë jetën që ne sot të jemi të bashkuar, të jemi një zëri, të kemi shtetin tonë, të mos përdhosim dhe shkelim ligjet, institucionet dhe shtetin e Kosovës por të ndërtojme dhe ta zhvillojmë sa me shumë në të gjitha drejtimet.
Ju bëjmë thirrje të gjithë liderëve të institucioneve dhe partive në Kosovë të ulen bashkë në një tryezë dhe t’i zgjidhin problemet e Kosovës, të mos e ndajnë popullin në klane partiake sepse populli nuk është pronë e asnjë partie, t’i lënë inatet e tyre personale dhe të bashkohen për të mirën e vendit!