Komandant Isuf Krasniqi kujton Bashkëluftëtaret Heronjë Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega

21 VITE PA JU HERONJË!
(Nderim për shoket Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega).

I kujtojmë sot këta dy deshmorë të Kombit , të dalur nga gjiri i këtij populli të përvuajtur të cilët me gjakun e tyre të njomë për liri ,na dhanë një shembull të madhë ne shokëve,bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të tyre që nga oret e para te luftes së lavdishme çlirimtare të LPK-UÇK-së, se si duhet dhe si vdiset për atdhe!

I kujtojmë me respekt dhe përulesi të madhe këto dy “LULËKUQE” të lirisë,dy “dallëndyshe” që paralajmëruan ditën e madhe dhe të shumëpritur të çlirimit të kesaj pjese të robëruar të SHQIPNISË,dy bashkëluftëtarët tanë trima dhe të dashur të radhëve tona të lëvizjës çlirimtare të LPK-UÇK -së ,të cilët me gjakun e tyre të njomë dhe me rënjen e tyre heroike në fushëbetejë u bënë lajmëtarë të ardhjes së “Pranverës” së shumë pritur e të SHTRENJTË-LIRINË… , duke i mbetë besnik betimit të madhë si luftëtarë të UÇK -së, dhe të rrugës së lavdishme të shumë dëshmorëve të rënë,duke ruajtur deri në momentet e fundit të jetës së tyre idealin e shenjtë të Komandantit legjendar -Adem Jasharit dhe të Heroit dhe arkitektit të se lavdishmës LPK-UÇK -së, Tribunit e Kreshnikut të madhë të Drenicës e mbarë Shqipnisë- Gjeneralit dhe Heroit të Popullit Fehmi Lladrovci!

Lavdi e përjetshme për ju o shokë, lavdi e perjetshme për të gjithë dëshmorët e Kombit !

Gjermani, 02.05.2020.

Leave a Reply