Opinion mbi UÇK-në nga poetja e shquar Eva Tafa
Isha studente kur fjalën UÇK e dëgjova për herë të parë. Për luftën vetëm kisha dëgjuar e lexuar, por nuk e dija se trimat, guximtarët, djemtë sypatrembur me gjak shqiptari anembanë botës kudo ku gjendeshin në çdo cep te globit, azganët, petritat dhe spartanet, do të mbanin mbi supe atë që quhej, Ushtria Çlirimtare e Kosovês, UÇK! Këta trima ishin të etur për ti sjellë Kosovës Lirinë e merituar, këta djem ishin liria e Dardanisë dhe e shkruajtën fjalën Liri me gjakun e tyre, me fitoret e betejave të lavdishme.
Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte devizë ardhmërie për Kombin tonë e UÇK,-ja është lufta e shenjtë e trojeve etnike.
Lavdi Heronjve!
Lavdi UÇK