Luftëtari Blerim Berisha Leci me poezi prekëse nga mërgimi
Sot unë qesh, e qaj e qesh
Strukur vet e me shumë shpresë,
M’fal që sjam sot afër teje,
Jam kaq larg e shumë pranë teje.
Ti Flamur, Flamuri im
Sot valo mos shiko dëshpërim,
Sot 8 vjetë shpirtin ma ngjalle,
Sot 8 vjetë shpresën ma ngjalle.
Të kam ble unë shumë dhurata,
Prej atyre që ti i do,
Të premtoj që do t’i ruaj,
E një ditë do t’vij me to.
Puthe fort motrën e vllanë,
Njëri tjetrit mos me ju nda,
Preni tortën, bashkë festoni
Babën kshtu gjithmonë e gzoni.