Luftëtarët kanë nevojë për dorën e shtetit -thotë deputeti i Aleances Gazmend Syla
Luftëtarëve ju duhet ndihma e shtetit
Me mijëra luftëtarë të UÇK-së, jetojnë në kushte të rënda dhe vetem me një pension prej 170 euro.
Ata ishin në vijën e parë, kur iu deshën vendit. Nuk kursyen asgjë nga vetja.
Asokohe shumica të rinj, tani shumica familjarë, me fëmijë e prindër, që të gjithë të papunë.
Anashkalimi i tyre nga pakoja qeveritare, nuk arsyetohet.
Propozoj që të paktën 100 euro shtesë për këto dy muaj, kur po kalojmë në një krizë pandemike, e kur shpenzimet janë shtuar.
Luftëtarët si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën e shtetit që e ndërtuan me djersën e mundin e tyre.