Shoqëria Lëvizja zgjedh organet drejtuse në Zvicër
Njoftim për përmbylljen e procesit zgjedhor në Kuvendin e Dytë të Degës në Zvicër të shoqërisë «Lëvizja»
Kuvendi i Dytë i Degës në Zvicër të Shoqërisë «Lëvizja» zgjodhi Këshillin e ri Drejtues në përbërje prej 13 vetave.
Pas propozimeve në Kuvend anëtarë të Këshillit Drejtues të Degës në Zvicër të Shoqërisë «Lëvizja» u zgjodhën këta:
Haki Morina; Agush Buja; Arben Krasniqi; Zarije Bajrami; Agron Gërvalla; Nimon Krasniqi; Sejdi Gega; Isuf Sherifi; Basri Misini; Abdylmexhit Karaga; Ismajl Kuçi; Gani Vlahna; Luan Xhemajli
Kryetari i i deritashëm i Degës në Zvicër, njëkohësisht edhe Nënkryetar i Shoqërisë «Lëvizja», z. Adnan Asllani u emërua nga Kuvendi si Kryetar nderi i Degës. Ai për shkak të angazhimeve tjera nuk kishte mundësi të kandidonte sërish për të qenë pjesë e Këshillit Drejtues.
Pas përfundimeve të punës së Kuvendit, Këshilli i ri Drejtues zgjodhi edhe kryesinë në përbërje prej 5 vetave:
Kryetar: Agush Buja
Nënkryetarë: Sejdi Gega dhe Agron Gërvalla
Sekretar: Haki Morina
Arkatar: Luan Xhemajli
Würenlos (Zvicër), 23.02.2020