Jemi Një , ti luftojmë Përçarësit !
Jemi Një , prandaj ti luftojmë Përçaresit tonë !
Tragjedia e ditëve të fundit ku humbën jetën mbi 50 veta dhe u lënduan mbi 1000 ka prekur mbarë kombin tonë në trojet tona dhe mërgatë , ku ndjenja e humanitetit dora vëllazerore e Kosoves viseve tjera mërgates na ka treguar se kufijtë janë veç në letër për ne sepse u derdh gjaku me shekuj Shqipëria të mos ketë mure .
Fenomenet natyrore janë këto që janë , për gabimet njerezore shteti ligjor duhet të veproj dhe besoj te Edi Rama se me anen e ligjit do ndëshkoj horrat kriminelet që ndertuan pa kriter mafia ndërtimit.
Po tjetër herë ma gjatë për këtë temë , në tragjedin tonë u solidarizuan i madh e i vogel në forma të ndryshme dhe fëmija me lodrat e tyre .
Por si gjithmonē mbeturinat në mesin tonë në Prishtinë jugonostalgjike e disa psikopata në Tirane aktivist te nje partie politike në Kosovë me degë dhe Tiranë filluan ende pa i varrosur viktimat pa i nxjerre ato nga gërmadhat me bo politikë duke bere lufte speciale të paskrupullt.
Prandaj këta projugosllav , këta pseudopatriotë këta përçaresa duhet denoncuar luftuar , duhet denoncuar dhe militantet e semure politik qe nuk kane ndjenja .
Lulzim Basha dha shembull pozitiv ndonese une se kam për qefi , po duhet fol realitetin kurse disa tjerë rrinë si kukuvajkat duke kakarisur .
Gjatë gjithë historisë kemi pasur të tillë edhe luften e fundit çlirimtare të UÇK -së dhe simotrave të saj kemi pas defetizem , lufte speciale matrapaze qe na kane penguar sa te duash pa hy në detaje.
Ne jemi një , në trojet tona të çliruara dhe të robëruara vetëm duke e dashur ndihmuar njëri tjetrin ne jemi të dinjitetshëm faktor e te respektuar në botë .
Përçaresit krahinor , fetar ideologjik etj duhet ti luftojmë me çdo kusht sepse këta janë kanceri jonë janë antishqiptar të paguar .
Kombi ynë do i tejekalojë dhe këto ditë tragjedish dhimbjesh e do e marë veten .
Erald Selca