Poezi nga poetja me emër Ajete Pavata

PRANVERA DO TË VIJË

Pranvera do të vijë si një luleborë,
në zemër ngrohtësi ajo do të sjellë.
Një dallëndyshe, një këngë, një zog
mbi barin e tharë sërish do të mbjellë.
Pranvera, po, do të vijë
mbi mijëra sy, mbi mijëra flatra.
Ndër fluturime do shpërthejë gëzimi
mbi ylberë e gjurmë të arta.

Nga libri – “Malli i ngjyrave”

Leave a Reply