Opinion nga Rabije Haklaj

Nje (1) Miliard € (plus edhe nja 200-300 Milion€ shtese qe do te dalin) per te ndertuar Autostraden ne Dukagjin, e cila do te kaloje permes Komunes me te pa zhvilluar ne Kosove – Deçanit, eshte thjeshte MIZERE! Ja perse,
Sepse:
Komuna e Deçanit, nese dikur merrej si sinonim i qytetit te Bajram Currit, apo Tropojes (per nga MOS-zhvillimi) kete tani, nuk mund ta krahasojme me asnje Komune te Kosoves e as vendeve ne rajon sa e ‘lanun mbas dore ka mbete’, por po behet me AUTOSTRADE!

  • Komuna me burimet e ujit te pa numerta (fale Zotit), por qe, jo vetem tokat e saja bujqesore e shume pjellore qe ne sezonin e veres marrin pamjen e Saharase, por as qytetaret e kesaj komune, nuk kane furnizim me uje te pijes 24 ore, e madje as ne vet qytetin e Deçanit, po behet me AUTOSTRADE!
  • Komuna qe, as ne qytet nuk e ka te zgjidhur problemin e ujerave te zeza, e lere me per rrethinen e fshatrat e saja, as qe behet fjale, po behet me AUTOSTRADE!
    Komuna qe, as ne qytet nuk ka sinjalistike te duhur, se per rruge te tjera, nuk vie ne shprehje, po behet me AUTOSTRADE!
  • Komuna qe, ne asnje fshat, madje as edhe ne fshatin e Isniqit nder me te medhenjet ne Kosove, qe numeron mijera banore, nuk ka arritur te ndertoje as edhe nje çerdhe te vetme, po behet me AUTOSTRADE!
  • Komuna me bukurite perrallore te bjeshkeve te saja, por qe nuk ka bere as investimin me te vogel ne permiresimin e infrastruktures rrugore qe do te ndihmonte ne mase te madhe zhvillimin e turizmit te kesaje ane, kjo nuk ka gajle, sepse po behet me AUTOSTRADE!
  • Komuna qe, po te ecesh trotuareve qe pershkon rrugen e saje kryesore, duhet te kesh shuuume kujdes per t’mos thyer kembet, por, po behet me AUTOSTRADE!
  • Komuna qe, ne te gjitha anet eshte e kapluar nga deponi berlloku, po behet me AUTOSTRADE!
    E shendetesia dhe probleme te tjera te pa numerta qe mund te listoheshin, nuk kane rendesi, sepse behemi me AUTOSTRADE!

Ne vend te Autostrades me kete kosto marramendese (sa gjysma e buxhetit te shtetit), Komuna e Deçanit, por edhe i gjithe rajoni i Dukagjinit, ka nevoje imediate per investime ne fushat kruciale qe ndikojne direkt ne permiresimin e jetes se qytetareve dhe zhvillimin e pergjithshem te kesaj ane! Autostrada, nuk do t’i sjelle as edhe perfitimin me te vogel ketij rajoni, e ne te kunderten, po qe se 1 Miliard € do te investoheshin sidomos ne bujqesi e turizem te kesaj ane, do te ishte vlere me me impakt shume te madh per zhvilimin e ketij rajoni te Kosoves! Rruga egzistuese nga Istogu deri ne Prizren, ka nevoje vetem per zgjerim dhe asfaltim, dhe asgje me shume! Pike!

P.S, Norvegjia, vetem ne 15 vitet e fundit ka filluar te ndertoje Autostrada! E ç’fare buxheti e standarti jetesore ka Norvegjia krahasuar me Kosoven? No Koment!

Leave a Reply