Ahmet Isufi me shkrim emocionues për Vehbi Rafunen

Në një ceremoni emocionuese, sot i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit dhe ish-Kryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Vehbi Rafuna.

Rafuna e kaloi jetën e tij duke kundërshtuar e luftuar pushtuesin serbë, por edhe duke qëndruar i palëkundur në betejën për drejtësi dhe për të drejtat e luftëtarëve të lirisë.

Angazhimi i tij i palodhur dhe përkushtimi për të siguruar një të ardhme më të mirë për atdhenë dhe popullin e tij do të mbeten në kujtesën e të gjithëve që patën nderin ta njihnin. Veprat dhe dëshira e tij për liri dhe drejtësi do të vazhdojnë të jenë një frymëzim për brezat e ardhshëm.

I përjetshëm kujtimi për bashkëluftëtarin Vehbi Rafuna!