OVL UÇK kompleton përbërjen e saj

Pas formimit të kryesisë radha ishte për nënkryetarët dhe sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Fatmir Sopi nga Gollaku, ish i burgosur politikë në fillim të viteve ’80 i cili vuajti më shumë së 5 vite burg vetëm pse e luftoi dhe kundërshtoi regjimin serbo – jugosllav, më pas u rreshtua në radhët e UÇK-së, ku ishte komandant i brigadës 153, pas luftës nuk e ndali asnjëherë angazhimin në të mirë te veteranëve dhe Kosovës.
  • Gazmend Syla nga Dukagjini, në moshën 16-të vjeçare kur u bë pjesë e UÇK-së, moshatarët e tij në vende të ndryshme ishin duke vijuar mësimet në shkolla, ndërsa Gazi zgjodhi të ishte pjesë e projektit më të madh shqiptar, atë të UÇK-së. Të rrallë ishin djemtë si Gazmendi që nuk njihnin frikën por kishin vetëm një dëshirë, lirinë e vendit.
    Të dy këta burra dhe atdhetarë, sot i kam emëruar më detyrën nënkryetarë të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  • Ramadan Gashi në moshë të re mori rrugën nga Gjermania për të marrë pushkën dhe më pas zgjodhi rrugën që dërgonte drejt lirisë, ku u bë edhe pjesë e UÇK-së, në mënyrën më të mirë.
    Pas transformimit të UÇK-së në TMK ishte në komandën e gardës së Kosovës. Pastaj pas TMK-së e deri më tani nuk i ndali aktivitet në degën e OVL-së në Drenas, ku ishte në shërbim të veteranëve dhe Kosovës, sot edhe zyrtarisht mori detyrën si sekretar i OVL-së së UÇK-së.
    Të gjithë të përkushtuar dhe angazhuar vetëm në një qëllim dhe synim mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, për një mirëqenie dhe jetë më të mirë për veteranët dhe luftën kundër proceseve politike të padrejta që po bëhen ndaj krerëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!