Opinion nga Shpresa Bajraktari

Votoni Luftetaren e UÇK-se ;
Luftetaren e se Rese Progresive te Shoqerise Shqiptare te Kosoves ;
Sanije Rexhen!

Ju bej thirrje shokeve dhe miqeve te mij shqiptare ne Kosove ;
Qe te përkrahin ,ta mbështesin dhe ta votojnë pa mëdyshje kandidaturën per deputetet te shoqes Sanije Rexha .
Kush eshte Sanije Rexha ?!!
Eshte bashkshorte e deshmorit te Kosoves Abedin Rexha.
Sanije Rexha ka qene një luftetare aktive e UÇK-se.
Kishin qene ne emigracion jashte atdheut;
Që lane rehatine e tyre personale dhe pse me 2 femije te vegjel u kthyen ne Kosove ;
Pasi Zeri i Atdheut i thërriti ;
Per te luftuar dhe marre pjese me arme ne dore ne UÇK ;
Te vendosur per te dhene dhe jeten per çlirimin e Kosoves.
Rezultat i se ciles ne kete lufte ,u vra bashkshorti i sh. Sanije deshmori i Kosoves Abedin Rexha ;
Qe me gjakun e tij te paster vaditi rrenjet e lirise.
Sanija eshte nje intelektuale e zonja;
Nene shembullore ,e cila ne kushte jo fort te favorshme ,e vetme rriti dhe edukoj 2 femijet e saj si patriote dhe si qytetarë te ndershem te Kosoves.
Edhe pse me femije te vegjel,me nje vullnet te hekurt vazhdoi shkollen e larte ,per tu bere nje intelektuale e mirefillte ne sherbim te shoqerise se re re Kosoves.
Ashtu si dje ne lufte dhe sot ne paqe sh.Sanije punon me perkushtim dhe ndershmeri ne institucionin qe ajo mbulon per veteranet e luftes se Kosoves.
Te gjitha keto vlera qe ka shoqja jone Sanije e bejne te mundur qe ajo te kandidoje per deputete dhe te fitoje.
Mund te thote ndonje qe une e perkrah Sanijen se eshte femër.
Po eshte e vertete edhe pse eshte femër!!!…
E perkrah jo vetem per vlerat qe ajo ka;
Por edhe si femër e mbështes.
Ajo dore qe tund djepin, e tund gjithe boten.
Kjo pra eshte femra shqiptare.
Femrat jane ajo pjese e shoqerise ,qe mbjellin jeten,edukojne dhe ripertrijne çdo gje.
Përcjellin me tolerancë problemet qe bart shoqeria ,duke u distancuar nga dhuna,qe shpesh here vihet re te burrat.
Prandaj edhe per keto vlera , femrat duhet te jene pjesmarrese ne kuvend.
Nje kuvend me femra te afta ,te cilat falin paqe ,dashuri, vendosmëri, tolerance dhe siguri,do te jete shume me produktiv.
Prandaj do jete ne nderin e kuvendit te ardhshem te Kosoves te kete sh.Sanije pjese te saj dhe shume shoqe si ajo,pasi ato me dashurine,permbajtjen,vlerat e tyre shoqerore do te luanin nje rol shume te rendesishem ne hartimin e ligjeve per progresin shoqeror ne sherbim te qytetareve te Kosoves dhe te kombit shqiptare.
Prandaj duhet mbeshtetur dhe votuar Sanije Rexha.
Votoni Sanije Rexhen me nr 55.!