Znj.Ganimete Jakupi poete kujton Reçakun
REÇAKU
Aty ku foshnjat e posalindura u masakruan,
Aty ku grave, burrave, fëmijëve trupin ua copëtuan,
Aty ku gjaku rrjedhte si lum,
Aty ku njeriu I gjallë s’ka si përballon dhimbje më shumë!
Athua ore serb i zi – a kishe shpirt njeriu ti?!
Bërë krime nga më të rëndat në njerëzim!
Ku bota vënte perdet e natës për të mos parë,
Realitetin plot dhimbje e trishtim mbi shqiptarë!
Një plagë e madhe u hapë në shpirt,
Gjithçka përjetoi populli ynë nga ai armik,
Gjaku I të vdekurve një ditë ka për t’i mbytë,
Se thonë: ” Të zë gjaku kudo që ti ikë”.
Kujtimi për të rënët qoftë i përjetshëm!
Veprat e tyre janë të pavdekshme,
Populli, historia çdoherë do t’i kujtojë (shkruajë),
Si njëra ndër masakrat më të mëdha që përjetuam.
LAVDI!
Më 15.01.2021
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.