Opinion nga veprimtari i lavdishëm Gani Neziri
GJYKATA SPECIALE-KRIMINALE E KOSOVËS, ME SELI NË HAGË
Na ka marrë “erë” në qafë!
Kjo është organizata më kriminale që Kosova e krijoj me duart e veta, duke vënë veten në lajthitje si shumë herë të tjera gjatë historisë, dhe ja nguli thikën vetes pas shpine, pa besuar se plaga që bënë vet do të rrjedh më gjatë.
Kështu, duke përbaltë e rrezikuar shtetësinë e Kosovës ende pa u fortifikuar ashtu si duhet.
_II-
Fatkeqësisht, kështu si kjo, duket se kemi krijuar edhe disa organizata tjera kriminale në Kosovë, që veprojnë kundër shtetësisë së Kosovës, me, apo pa dijen e tyre, të cilat, poashtu i kemi krijuar vet ne shqiptarët kosovarë nga mungesa totale e dijes politike, duke u vetmjaftuar e vetkënaqur me paqën e përkohshme “tri ditë liri”.
Janë këto krijesa ugurzeza, që, çdo ditë e më shumë, po e thellojnë hendekun politik të shtetësisë së Kosovës duke e vënë në dyshim të drejtën e luftës për çlirim.
Këtu bie në sy, shpërndarja e planifikuar e ish LKJ-istëve të dikurshëm, ose fëmijëve të tyre, nëpër të gjitha partitë, ku me mjeshtri të sofistikuar i tejkalojnë aktivistët e orëve të para, madje, aty-këtu edhe vet themeluesit e partive, duke u shërbyer me servilizëm të theksuar krerëve politik të secilës parti.
Këta, pra, janë llumi i llumit politik që shkatërrojnë vlerën reale kombëtare brenda secilës parti politike në Kosovë. Madje, kanë arritur edhe t’i përvetësojnë duke i ndarë në dysh shokët e aktvitetit të kohëve të rënda.
Më habisin këta lloj kodosh kryetarësh partiak, qysh kaq lehtë bijnë në këthetrat e këtyre langojëve e langojeshave që mbjellin përqarje kudo që shkojnë.
Asnjë parti politike kosovare nuk shshpëtoj dot nga mishi i egër LKJ-ist brenda vetes.
Tani, në këto kohë të leshta, bie në sy poashtu, sllogani “LIRIA KA EMËR” pas të cilit më së shumti gagarisin e kokorisin pikërisht soji i servilëve kumrovcian, duke prishur terezinë edhe më shumë me selektimin e çlirimtarëve tanë duke i ndarë në fotografi; herë në dy e herë në katër, por, kurrë nuk i përfshijnë të gjithë ata sa janë në burg.
Ndërkohë që, dihet qartë se, të gjithë ata bashkërisht ndiqen nga e njëjta Prokurori, gjykohen nga e njëjta Gjykatë, me të njëjtën aktakuzë, luftonin për të njëjtin qëllim, nën ëmblemën e të njëjtës ushtri çlirimtare, UÇK.
Pra, pse të selektohen në foto vetëm katër, e pastaj me hile të vajtohet vetëm për dy!
Ç’është kjo hipokrizi kaq e tejdukshme?!
Nuk duhet të kemi dyshim se, kjo rrjedh si pasojë e shkaktuar nga gjaku i prishur LKJ-ist brenda partive që përpiqen të imponohen me srvilitet brenda partisë.
E prishin, pastaj ikin!
-II-
Tutje për më keq, as bashkësitë fetare muslimane e katolike nuk shpëtuan nga krimi i organizuar. Njëra palë përpiqet me zor të na qoj në Xhenetin islamik bashkë me Radovanin, ndërkaq, pala tjetër përpiqet të na kthej në “rrënjët e vjetra” perendimore bashkë me Nebojsha Vllahoviqin!
Dreq o punë, të dyja në emër të “patriotizmit” kombëtar?!
Dmth, që të dyja na i sollën nga një serb brenda dy besimeve tona, si në partinë komuniste në luftën e dytë botërore.
-III-
Tani, për fund, pyes; Si mund të kuptohet e të përballohet edhe depërtimi i Dejona-s Mihali-sit në majën udhëheqëse të VV-së, duke i lënë anash krejtë aktivistët e vjetër të partisë, të përkushtuar e të përbetuar, e cila, duket se projekton politikat madhore të brendshme të VV-së.
Epo, ku janë aktivistët e orëve të para të VV-së, themeluesit e partisë, që nuk ngrisin zërin për këtë anomali politike të rrugëtimit të dyshimtë politik të Dejona-s Mihali-sit; nga erdhi dhe si arriti deri në majë të VV-së?!
-IV-
Kujdesë Kosovë, atdheu im i dashur, nga je nisur e ku po shkon?!