Gjeneral Lahi Brahimaj kujton 28 Nëntorin
Nëntori është muaji që mbart në vetvete simbolikën më të shenjtë të kombit tonë – lirinë, sakrificën dhe krenarinë kombëtare. Në këtë muaj të lavdishëm përkujtojmë shpalljen e Pavarësisë më 1912, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në nder të kësaj dite të madhe, bëmë homazhe në Prekaz, te Jasharët legjendarë, dhe në Kompleksin Memorial të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, ku pushojnë shumë bashkëluftëtarë trima që flijuan jetën për liri, përfshirë nipat e mi të dashur, Luani, Shkelzeni dhe Enveri.
Ndërsa kujtojmë sakrificën sublime të të gjithë atyre që ranë për këtë tokë, mbetemi të përkushtuar që vlerat për të cilat ata dhanë jetën, të mbrohen e të përparojnë për brezat që vijnë. Po jetojmë në liri, por rruga përpara kërkon ende punë e përkushtim. Kosova jonë sot po përballet me sfida të mëdha – vlerat tona kombëtare po shkelen dhe vendi po shkon drejt një krize të thellë ekonomike. Është detyrë e jona që të punojmë pa pushim për ta çliruar vendin nga ky regjim që po e çon atë drejt humnerës.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri! 🇦🇱