Luan Krasniqi ngre në qiell Kurtin

Luan Krasniqi, Albin Kurtit: I nderuar Kryeministër, ju uroj suksese! Vetëm përpara!

Mike Tyson, Muhammad Ali, Lennox Lewis po edhe une nuk fituam me një raund, por me punë, disiplinë dhe vendosmëri. Në boks dhe në jetë, vetëm ai që lufton deri në fund del fitues. Dhe pikërisht këtë e ka bërë Albin Kurti për Kosovën.

Katër vjet ka luftuar për vendin tonë, ka forcuar shtetin dhe ka sjellë ndryshimin që na duhej kaq shumë. Por një ndeshje nuk mbaron në mes.

Për ta çuar Kosovën deri në fitore, Albin Kurtit i duhen edhe katër vjet të tjera. Dhe pse jo, pastaj edhe katër të tjera – si në kampionatet botërore, 12 raunde deri në fitore!

I nderuar Kryeministër, ju uroj suksese! Vetëm përpara!