Vetëbesimi -nga Ganimete Jakupi
VETËBESIMI
Kur ke vetëbesim asgjë nuk të trembë
Çdo stuhi të jetës e kalon pa problem
S’ka rëndësi kush do të jetë aty për ty
Se vetëbesimi yt kalon çdo kufi
Njerëzit shumëherë të injorojnë
Mundohen me çdo kusht të të shkatërrojnë
Mendojnë si janë vetë të gjithë janë njësoj
Por harrojnë se luftarakët gjithmonë triumfojnë
Kur ti ke vetëbesim s’të vret gjykimi
Nuk e tremb qerkipun as nga dështimi
Edhe dështimin e kalon me sportivitet
Nuk e humb vetëbesimin në asnjë moment
Njerëzit e mëdhenj kalojnë shumë sfida
Sukseset e tyre nuk kanë ardhur nga frika
Por nga vetëbesimi gjatë shtigjeve të jetës
Pa u dorëzuar kanë arritur në majat e sukseseve
Mos lejo askënd të ta humb vetëbesimin
Ti e njeh vetën dhe e di ku e ke synimin
Me punë e vetëbesim gjithçka ndërtohet
Njerëzit e fortë kurrë nuk dorëzohen
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.