Prishtina-Poezi nga e mirënjohura Ganimete Jakupi
PRISHTINA
Atje ku dielli të jep ngrohtësi,
Atje ku hëna të jep qetësi,
Atje ku të gjithë bashkohen,
Atje në Prishtinë në zemrën e Kosovës.
Atje ku shpirti ndjen siguri,
Atje ku edhe shiu duket si flori,
Atje ku zemra të bëhet mal,
Atje ku shkruan në: “Prishtinë mirë se ke ardhë!”.
Atje ku kënga dhe vallja nuk ndalon,
Atje ku të rinjtë jetën e shijojnë,
Atje ku ditët më të bukura kalohen,
Atje ku ditët studentore për Prishtinën kujtohen.
Atje ku dhe kodrat janë më të bukura,
Atje ku edhe rrugët duken plot hijeshi,
Atje ku të rinjtë përqafuar ecin plot dashuri,
Atje i ruan Prishtina të gjitha me nostalgji.
Ganimete Jakupi, Zvicër.