Vojo Kushi Hero i Popullit

O shok VOJO KUSHI, bir i Shkodrës heroike, djalë trim, i palodhur e kurdoherë me buzë në gaz, komandant çetash partizane, fashizmi barbar ka kohë që ka ndier pushkën tënde, malet ruajnë në thellësitë e tyre gjurmët e tua vigane e të shokëve të tu trima, tmerr i fashistëve të fëlliqur. Si Selam Musai në Vlorë, që e zuri topin nga gryka, edhe ti u vërsule me kraharorin tënd, o luan, mbi tankun e armikut, por plumbat e armikut ta prenë hovin e furishëm që do të mbetet legjendë në zemrat e shqiptarëve.

            ENVER HОХНА