Takim me vlerë i Gjeneral Lahi Brahimajt

Monumentet tona janë më shumë se gurë e mermer – ato janë kujtesa e gjallë e sakrificës sublime për liri.

Në një takim me drejtorin Imer Hakaj në Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, diskutuam për mirëmbajtjen e komplekse memoriale të UÇK-së në mbarë vendin, e po ashtu për Kompleksin Memorial të dëshmorëve të brigadave 132 dhe 135 Myrtë e Agim Zeneli.

Gjithashtu diskutuam për projektin që nis në janar, ku do të shenjohet me gur të veçantë, vendrënia e secilit Dëshmor të Kombit, në të gjitha fushëbetejat. Përkushtimi ynë ndaj këtyre vendeve të shenjta është detyrë, besatim i përjetshëm ndaj atyre që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë.