Poezi satirike Telefoni nga e mirënjohura Ganimete Jakupi
TELEFONI
(Poezi satirike)
Prej se doli interneti
Në shtëpi askush s’flet mes veti
Shumëherë edhe mbesin pa bukë
T’u e përcjellë secilin status
Interesohen kush çka po komenton
Në detaje i analizojnë
Edhe fshehen gjoja se nuk I kanë parë
Por lajmin në tërë Interpolin e kanë shpërndarë
Po si pëlqeve postimet
Varin hundët sa më s’ka
Thonë “Filani” inat m’ka
Me patjetër duhet t’ia urosh ditëlindjen
Se përndryshe nisin konfliktet
Kudo vete, e çfarë bëjnë
Me fotografi vendndodhjen na tregojnë
Besa edhe krejt “Duatë” i publikojnë
Sa herë falen tjerëve ju tregojnë
Se mbase pranohen lutjet t’i shpërndarë
Veç me foto bëhen “Hallall”
Telefonin e mbajnë kudo me veti
Tani kjo është pjesë identiteti
Madje edhe gjërat personale
I shpërndajnë të bëhen sa më virale
Po nuk ece me këtë trend
Të quajnë i prapambetur, asnjëri nuk të njeh
05.12.2024
©️Ganimete Jakupi, Zvicër