Një poezi për Alfabetin shkruar vite me parë nga poete Ganimete Jakupi

MË I BUKURI ALFABET

Alfabeti ynë i çmuar,
Çdo shkronjë e tij është një thesar,
Të renditura si një xherdan,
Më i bukuri Alfabeti ynë shqiptarë.

Gjuha e vjetër nga antikiteti,
U ruajtë ndër breza me radhë,
Duke folur me shkronjat e arta,
Të identifikuar si shqiptarë.

Gëzuar dita e Alfabetit!
Ditë e shenjtë e shqiptarëve,
Ditë kjo kur u hapen dyert e diturisë,
Dhe u mbyllën ato të robërisë.

Me këtë Alfabet më tutje,
Fituam të gjithë betejat të pandarë,
Shënuam ditët, datat më të rëndësishme,
Deri më sot në shtetin tonë ideal.

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.