Njoftim nga KEDSI

Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të kushteve atmosferike-erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që përfshinë vendin tonë gjatë natës së kaluar, disa Dalje janë jashtë funksionit.

Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura.

Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar.