Nusja pa dhënderr -një ngjarje e dëgjuar nga lufta nga shkrimtarja Ganimete Jakupi
NUSE PA DHËNDËR
Ishte kohë e bukur vjeshte, natyra kishte marrë ato ngjyrat e bukura, të kuqërremta, toka ishte mbuluar pothuajse e tëra me gjethe, dielli rrezonte, ishte një erë që frynte lehtë dhe tërë ato pemë shkundeshin, frutat binin përtokë, e gjethet fluturonin sa andej e sa këndej…
Aida ishte duke punuar në oborr dhe prindërit i thanë se kishin vendosur për ta martuar! Ishte një gjë e papritur për atë dhe shumë e vështirë, sapo kishte mbushur tetëmbëdhjetë vjeç!…Babai i saj kishte një mik të mirë dhe për hir të miqësisë së tyre kishin biseduar që ajo të martohej për djalë të tij! Ashtu i tregoi babai, djali ishte në Gjermani, ia treguan vetëm fotografinë e tij se nuk patën mundësi të flisnin apo të takoheshin!…Ishte kohë lufte në Kosovë, vajzat i martonin të gjitha të reja, ndërsa djali për të cilin i thanë ishte i vetëm dhe kishte ikur jashtë për të mos shkuar në ushtrinë Jugosllave…
Me të parë fotografinë asaj i pëlqeu shumë! Ishte një djal i bukur, brun, sy të gjelbër shtatë hedhur ashtu siç i pëlqenin meshkujt Aidës…Babai i foli shumë mirë për familje të tij ( Besimit) dhe pa menduar shumë vendosi, u fejua!…
Situata dita-ditës bëhej më dramatike dhe meqë ishte e fejuar, vendosën ta martonin! Djali nuk ishte në Kosovë, ishte shumë vështirë për atë të martohej përderisa dhëndri nuk ishte në Kosovë…U mërzitë shumë që martesa e saj të ishte në atë mënyrë…Edhe familja saj u mërziten shumë, sidomos nëna dhe motra…Shkoi në shtëpi tjetër, ndihej shumë me turp, si e huaj i dukej vetja në atë shtëpi…Mirëpo të gjithë e pritën jashtëzakonisht mirë, nuk e linin të ndihej asnjëherë e vetme, as të ndihej keq, e respektonin shumë…Edhe ajo çuditej nga sjelljet dhe mikpritja e tyre e mrekullueshme… Me burrë i kishte rënë vetëm në telefon të fliste disa herë edhe ai ndihej keq meqë ishin larg…Dhe kështu kaluan ditët e para të martesës së saj…
Lufta erdhi edhe në fshat, tanimë u detyruan të iknin nga fshati, e pas të gjitha atyre vuajtjeve, keqtrajtimeve që përjetuan shkuan në Shqipëri…Për burrë asgjë nuk dinte Aida, as familja e tij! Kaloj kohë gjashtë muaj pothuajse qëndruan në Shqipëri asnjë kontakt nuk patën me të, të gjithë ishin të merakosur se çfarë kishte ndodhur!…
U kthyen në Kosovë meqë mbaroi lufta dhe pas tri ditësh erdhi një kushëri i Besimit për të ua dhënë lajmin më të keq që kishin marrë ndonjëherë! Besimi kishte vdekur në luftë të Kosovës, kishte ardhur nga Gjermania për të luftuar!…Ishte dhimbje, mërzi e madhe për familjen dhe Aidën, ai ishte i vetmi djal në familje…Sa shumë ishin mërzitur ata dhe ajo së bashku…Familja e tij ishte bërë si familja saj e dashur që aq mirë silleshin me të sa që asnjëherë se kishte menduar ndarjen nga ata, gjithçka që përjetuan bashkë me ta asnjëherë ajo nuk do t’i harrojë!…Fati saj kishte qenë ashtu i shkruar, burri të cilin kurrë nuk e takoi, u bë nuse pa dhëndër!…U largua nga familja e tij me kujtimet e bukura, urimet dhe bekimet më të mira nga ata!…U mërzitë shumë! Sa herë mërzitej shkonte tek varri tij qante, dëneste që nuk kishte fatin të jetonte me të dhe familjen e tij që ishin jashtëzakonisht të mrekullueshëm!…Sa herë rruga që i rastësiste shkonte për t’i lënë lule, qante pranë varrit të dëshmorit që aq shumë e deshti ndonëse kurrë nuk e takoi!…
(E bazuar në rrëfime reale të dëgjuara që kanë ndodhur…)
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.