Një shkrim me vlera nga Çlirimtari Afrim Ajredini
Fshati Qëndresë (i njohur më parë si Randubrava e Prizrenit) ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Me plot krenari, ky fshat ka bërë sakrificën më të lartë për lirinë, duke dhënë 22 dëshmorë që dhanë jetën e tyre për atdheun. Lavdi veprës dhe kujtimit të përjetshëm të këtyre heronjve që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata do të mbeten gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, si shembull i guximit dhe sakrificës për gjeneratat e ardhshme. Lavdi dëshmorëve të fshatit Qëndresë dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar 🇦🇱