Kryeministri Kurti kujton me nderim heroin Afrim Bunjaku
Rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës, një vit më parë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, duke u kthyer në një hero të vendit e të popullit tonë.
Akti i Afrim Bunjakut zbuloi dhe bëri të dështojë sulmin e shkallës së fundit të një shteti gjithnjë agresiv siç është fqinji ynë verior. Ai është hero, sepse zbuloi veprimtarinë më të re të agresionit që ka paramenduar, financuar dhe organizuar një shtet që nuk i përket paqes, sigurisë e progresit, por përherë vetëm agresionit, konfliktit dhe luftës.
Serbia nuk ia doli sepse ne ishim të gatshëm. Ata dështuan sepse ne ishim të vendosur. Zyrtari ynë publik, mbron Kosovën tonë republikë.
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!