Roki e heroizmi i tij nuk harrohen kurrë
Data 2 gusht e vitit 2001 shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim tek të gjithë që ishin rreshtuar në linjën e parë të frontit.
Sot, 23 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant “ROKI”. Kujtimi për veprën e tij dhe të dëshmorëve tjerë është përjetësuar në të arriturat kombëtare që u realizuan falë sakrificës dhe martirizimit të më të mirëve tanë.
Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, qoftë udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim. Lavdi veprës së dëshmorëve të kombit.