Mr.sc Florent Selca kërkon që Epoka lavdimadhe e UÇK-së të trajtohet si e meriton

Dje ashtu si sot edhe nesër, nuk do pushoj së foluri për sakrificën tonë për liri.
Në plan-programet tona mësimore, në masë të madhe janë reduktuar mësimet që proklamojnë atdhedashurinë dhe çmojnë vlerat tona kombëtare.
Në librat e gjuhës shqipe, nuk ka pothuajse asnjë poezi e aq më tepër vjerrsha për atdhe.
Në librat e historisë injorohet në shumicë lufta e UÇK-së e në lënden e Edukatës Qytetare, kërkohet të shkruhet për gjenocidin në Ruanda e injorohen masakrat në Kosovë.
Në shumicën e shkollave tona, nuk gjen logo të ushtrisë tonë çlirimtare.
Nxënësit e shkollave tona, po pretendohet t’i konvertojmë në kozmopolit, duke i zhveshur nga çdo identitet kombëtar.
Librat shkollore në një pjesë të madhe janë tendencioze dhe orientuese në pikëpamje subjektive të autorëve.
Unë si mësimdhënës në shumicën e orëve që kam, disa minuta ia kushtoj edukatës dhe dashurisë për atdhe. Këtë e ndjej, prandaj e praktikoj pa kërkuar leje nga askush.
Nxënësit tonë në shumë raste nuk i njohin heronjtë që kemi. Ata kalojnë para shtatoreve të heronjve, por nuk dinë kush janë ata.
Shtatoret e heronjve të derdhura në bronz, janë krenaria jonë. Plagët e lirisë po kullojnë edhe sot.