Lideri Ali Ahmeti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Një çerek shekulli pa Fehmiun e Xhevën, një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër, që ranë ashtu si jetuan, për Kosovë e Shqipëri, për flamur e komb.
Të rralla janë rastet në historitë e kombeve si ajo e Fehmiut e Xhevës.
Ia përshkonte fytyrën një nur hyjnor se po vdiste për liri, për Kosovë. Me buzë në gaz u përball me vdekjen.
Fehë të dytë nuk do të ketë, nuk bën më nënë tjetër si ai.
Sot kujtimet e kauzës kombëtare na bënë bashkë në sheshin e Drenasit dhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë për të nderuar veprën kombëtare të Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënies së tyre heroike.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe për të gjithë të rënët e lirisë!
LAVDI!🇦🇱